Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka që duhet të dini për Bebe Rexhën dhe performancat e saj në MTV EMA 2016

Gjithçka që duhet të dini për Bebe Rexhën dhe performancat e saj në MTV EMA 2016
November 07
12:35 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, vërtet nuk arriti të fitojë asnjë çmim në MTV EMA 2016, por ajo arriti të fitojë zemrën e publikut, duke qenë mikpritësja e këtij eventi të madh që u mbajt në Rotterdam.

Bebe Rexha ndërroi plot 8 veshje dhe performancat e saj u shoqëruan me kërcime dhe lëvizje të këngëtares nga një cep i skenës në skenën tjetër. Ajo madje provoi të këndonte në pozicione të ndryshme, duke ia lejuar kështu vetes edhe disa momente pasigurie në këngë (siç e kanë komentuar disa media online).

Në faqen zyrtare të MTV EMA 2016, Bebe Rexha është cilësuar si një mikpritëse e mrekullueshme dhe me plot energji. Në fakt energjia ka qenë dhe e veçanta e këngëtares me origjinë shqiptare, sepse ajo është përpjekur që përgjatë gjithë kohës të jetë mjaft e lëvizshme, duke e ruajtur kështu ritmin e shpejtë të mbrëmjes.

Kjo ka qenë hyrja e Bebe Rexhës në skenën e madhe të MTV EMA 2016:

Një nga momentet më të bukura të performancave të Bebe Rexhës ka qenë ajo e këngës “In the name of love”, bashkëpunim me Martin Garrix.

Një tjetër performancë e cila edhe u komentua se pati pasiguri vokale nga këngëtarja ishte ajo e këngës “I got you”, por nëse ndiqni videon e mëposhtme dhe lëvizjet e shumta të Bebes  mund të kuptoni se pse mund të kenë ndodhur edhe probleme gjatë këndimit.

Ndërsa në videon e mëposhtme mund të shikoni parakalimin e Bebe Rexhës në tapetin e kuq, në të cilin ajo u komplimentua shumë për veshjen dhe mënyrën sportive se si  parakaloi.

Ndërkohë, këtu mund të shikoni se sa emocional e bëri Bebe Rexhën momentin kur e gjithë salla për një minutë bëri homazh për artistin e ndjerë Prince. Jo më kot, i gjithë ambienti si dhe veshja e Rexhës ishin lejla në këto momente.

Dhe ja momenti kur Bebe Rexha del në natyrën e saj “crazy” duke bërë “twerk” me balerinat:

Bebe Rexha, një “showgirl” e vërtetë apo jo?

bebe-621457822

bebe-621460078

bebe-621510998

bebe-621512446

bebe-621513920

beberexha-621458682

beberexha-621517032

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje