Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gjiko tregon përse ai dhe Elita vendosën ta quajnë djalin e tyre” Zëri”

Gjiko tregon përse ai dhe Elita vendosën ta quajnë djalin e tyre” Zëri”
July 10
11:47 2019

Në fillim të këtj viti Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër të një vogëlushi të cilin e quajtën Zëri.

Zëri është fëmija i parë i çiftit, ai që u dha statusin e prindit dhe që ndryshoi plotësisht jetën e tyre. Emri i vogëlushit është diskutuar shpesh në media dhe në rrjete sociale.

Shumë nga ndjekësit e çiftit janë shprehur se ju duket  pa kuptim, mirëpo ja që domethënia është e madhe.

I ftuar së fundmi në programin ‘N’drrimi i natës’ në Klan Kosova reperi ka shpjeguar se si i erdhi ideja e këtij emri të veçantë.

“Një e afërme e jona na e sugjeroi vetëm Zë, e mua më pëlqeu shumë. Por Zë më dukej shumë shkurt, prandaj vendosëm t’ia lëmë Zëri ,por edhe tani unë i thërras Zë’ – është shprehur Gjiko.

Gjiko si një reper sot është i famshëm pikërisht për shkak të zërit ndaj dhe padiskutim domethënia e emrit të djalit të tij është e veçantë edhe për atë vetë. /Blitz.al/

Share