Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjiko komentoi puthjen e Elitës me delfinin dhe ndjekësit iu kundërvunë: Nuk kam ofenduar askënd

Gjiko komentoi puthjen e Elitës me delfinin dhe ndjekësit iu kundërvunë: Nuk kam ofenduar askënd
September 09
17:52 2019

 

Duket se Gjiko nuk i la aq mirë punët me gjallesat e ujit. Një vit më parë Gjikos për pal iu ndalua të shkonte në një resort në Maldive pasi e akuzuan për keqtrajtim të një peshkaqeni oasi reperi publikoi një video duke kapur me grep peshkaqenin. Situata u qetësua pasi Gjiko kërkoi falje publike e duket se një tjetër rast ka ndodhur sërish.

Elita është shfaqur duke puthur nje delfin nê Instagram, një foto e shkëputur nga pushimet dhe Gjiko ka lënë një koment që ka irrituar ndjekësit.

Këngëtari i drejtohet hoxhës Shefqet Krasniqi duke bërë shaka dhe e pyeste çfarë të bëjë tani që kapi gruan mat:

“E kapa gruan duke puthur delfinin. Çfarë të bëj?”, shkruante Gjiko në koment.
Por këto fjalë kanë nxehur ndjekësit e çiftit të cilët shprehen se është gjynah të bësh pyetje të tilla duke treguar mungesë respekti ndaj hoxhës.

“Sa i përket këtij komenti, dua të bëj një sqarim të shkurtër për ata që s’kanë sens humori. Unë personalisht e çmoj shumë dhe kam respekt shumë të madh për dr. Shefqet Krasniqi që nuk ma hiqni dot juve që po shani e po ofendoni nëpër komente. Veç dijeni se më shumë po hyni në gjynah se unë me një koment që s’kam ofenduar askënd personalisht dhe moralisht. Po Zoti është i madh dhe thonë që siç ke zemrën ashtu ta jep. Faleminderit për mirëkuptimin. Respekte!”, shkruan Gjiko.

Komento
Shperndaje