Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjetëm gjurmë burra! Mos ndoshta Jona Spahiu është fejuar dhe nuk na tha gjë?

Gjetëm gjurmë burra! Mos ndoshta Jona Spahiu është fejuar dhe nuk na tha gjë?
October 16
17:18 2017

Që prej ditësh kur Jona Spahiu, moderatorja simpatike e ‘Pa filtër’, vendosi që me anë të një fotoje në Instagram të na zbulonte të dashurin e saj Frenklin, rrjeti nuk ka pushuar së komentuari historinë e tyre e duke kërkuar më shumë prej tyre.

Frenkli nuk është një djalë i panjohur në Shqipëri pasi njihet si një ndër personat që është pjesë e rrethit të biznesmenëve të rinj të cilët për moshën që kanë, fitojnë të ardhura të majme, çka sigurisht i bën edhe më të njohur në një vend të vogël si i yni.

Jona ka postuar një foto në Instastory ku shihet e përqafuar me të dashurin e saj të zemrës por gjejeni çfarë, ne të ‘Blitz.al’ vështirë se mund t’i hiqnim sytë nga unaza që ajo mbante pikërisht në gishtin ku zakonisht vendoset unaza e fejesës. Një gur që ndriçonte aty na ndriçoi edhe neve mendjet: “Mos ndoshta Jona është fejuar në heshtje e nuk na tregoi gjë?” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje