Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjesti romantik që Drake ka bërë për Rihanna-n

Gjesti romantik që Drake ka bërë për Rihanna-n
August 27
09:45 2016

Rihanna dhe Drake kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit sidomos pas bashkëpunimit në këngën “Work”. Reperi e ka surprizuar në një mënyrë të veçantë ish-të dashurën e tij përmes një gjesti romantik këtë të premte. Vetë Rihanna ka ndarë në Instagram një foto të një stende afishimi mbi të cilën shkruhej: “Urime për Rihanna-n nga Drake dhe nga të gjithë në OVO”.

Thashethemet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi vazhdojnë të qarkullojnë edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar. Urimi i Drake mund të quhet një ogur i mirë për Rihannën e cila do të performojë në datë 28 gusht në Madison Square Garden në New York në mbrëmjen e MTV Video Music Awards. Këngëtarja do të marrë çmimin prestigjoz Michael Jackson Video Vanguard këtë të dielë dhe gjithashtu do të performojë një nga këngët e saj. /Blitz.al/

When he extra ❤🏆!!!

A photo posted by badgalriri (@badgalriri) on

Shperndaje