Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjergji Leka “sulmon” këngëtaret e reja: Janë skandal, sepse s’kanë kurues imazhi kanë ndonjë të dashur që i jep lekët për klipe

Gjergji Leka “sulmon” këngëtaret e reja: Janë skandal, sepse s’kanë kurues imazhi kanë ndonjë të dashur që i jep lekët për klipe
October 21
18:35 2017

Pas lançimit të “Ndryshojmë” në Kënga Magjike, kantautori i njohur Gjergji Leka ka qenë i ftuar në emisionin Thumb me Aulonën dhe Fatmën.

Gjergji ka treguar raportin me partneren dhe vajzën, marrëdhënien me muzikën e biznesin si edhe ka dhënë mendimin e tij për për këngëtaret e reja e të vjetra.

Kantautori është pyetur se cila është këngëtarja që kur e dëgjon  e mbyll direkt radion apo televizionin

“Janë kaq shumë e jo e mbyll direkt por i di dhe oraret që dalin sepse i japin kaq shpesh.  Është në fakt një anë komercialiteti pasi ne s’kemi as shtëpi diskografike as kurues imazhi, kemi ndonjë të dashur që ka shitur ndonjë çantë andej nga Anglia e bën klipe.”- ka thënë ai.

Nëpërmjet kësaj gjergji ka treguar se këngëtaret e reja i bëjnë klipet të sponsorizuara nga të dashurit e tyre edhe nëse s’kanë talent kanë paratë./Blitz.al/

Shperndaje