Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjërat tashmë janë serioze: Krenar Cocaj fotografohet me Luana Vjollcën dhe nënën e saj

Gjërat tashmë janë serioze: Krenar Cocaj fotografohet me Luana Vjollcën dhe nënën e saj
February 19
18:57 2018

Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj tashmë për publikun janë një çift edhe pse asnjë nuk e ka pranuar publikisht se është në lidhje me tjetrin.

Para pak ditësh në media qarkulloi lajmi se prezantuesja Luana Vjollca dhe biznesmeni nga Kosova, Krenar Çoçaj janë ndarë, por duket se gjërat qenkan bërë akoma më serioze mes tyre. Së fundmi thuhet se ata kanë qenë duke pushuar bashkë me Marinën dhe Getoarin në Zvicër. Pas pushimeve ata janë kthyer në Tiranë.

Revista “Story” ka publikuar disa foto të çiftit të cilët janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Çifti është parë në zonën “Kodra e Diellit”, ku Luana jeton me familjen dhe bashkë me ta ka qenë edhe mamaja e Luanës.

Kjo tregon se gjërat mes Luanës dhe Krenarit jo vetëm që janë në momentin më të mirë të mundshëm por  janë bërë serioze aq sa të kalojnë kohë familjarisht./Blitz.al/

Komento
Shperndaje