Blitz

 Breaking News

Gjërat janë bërë serioze. DJ Geek fotografohet krah për krah me mamanë e Dafina Zeqirit

Gjërat janë bërë serioze. DJ Geek fotografohet krah për krah me mamanë e Dafina Zeqirit
February 24
10:28 2020

Dafina Zeqiri ka konsoliduar lidhjen me DJ Geek, pak javë pasi e bëri publike marrëdhënien me të.

Këngëtarja ka treguar se familja e saj, nëna dhe motra e kanë takuar dhe e miratojnë lidhjen me Dj-in e njohur.

Në një video të publikuar në Instatsory Dj Geek shfaqet krah për krah me mamanë e këngëtares duke shëtitur ndërkohë që këngëtarja po i filmon.

Duket se gjërat tashmë janë bërë serioze aq sa Geek ka hyrë edhe në familjen e Dafinës dhe është bërë miq me ta.

Dafina dhe Dj Geek kanë rreth 1 vit që janë në një lidhje por nuk e kishin pranuar raportin  e tyre publikisht.

Pak javë më parë Dafina publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur partnerin e saj, për të treguar publikisht dashurinë që ndjen për të.

 

Share