Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendja e Teatrit Kombëtar, reagon regjizorja: “Njerëzit vijnë me batanije dhe shishe uji të ngrohtë! Skandaloze!”

February 13
18:32 2018

Pak pas përfundimit të shfaqjes, “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” në sallën e Teatrit Kombëtar e në një kohë kur diskutimi mbi prishjen e teatrit vazhdon çdo ditë e më shumë, ka ardhur edhe reagimi i regjizores së njohur, Elma Doresi.

Në një status të gjatë ne Facebook, Elma ka rradhitur disa fakte për gjendjen aktuale të këtij institucioni.

Sipas regjizores së njohur, një prej premierave të shfaqjeve është ndërprerë sepse uji kishte hyrë brenda dhomës ku mbahej shfaqja.

“Në dhjetor njërës prej premierave iu desh të ndalonin punën dhe pse kohë nuk kishin sepse në skenë hyri uji!”, – shkruan regjizorja.

Nga ana tjetër Doresi shkruan se edhe pse në teatër ka kaldaja, ato nuk funksionojnë.

“E dini ç’do të thotë të bësh prova brenda në teatër e të dalësh për t’u ngrohur jashtë saj në një kohë kur të gjithë ju vraponit për të gjetur një vend të ngrohtë nga jashtë brenda, ndërsa ne të kundërtën, sepse jashtë është më ngrohtë se brenda. ‘Ishte ngrohtë në sallë, por kur filloj shfaqja u fikën kaldajat’, ‘Ishte ngrohtë në sallë, por dikush piu cigare lart dhe ata e kuptuan dhe ndezën aspiratorin’..Këto janë perceptimet e publikut. Jo të dashurit e mi. Teatri nuk ka aspirator. Ai i ftohtë që ju ndjenit është i ftohti që vjen pas hapjes së siparit. Është i ftohti i aktorëve që durojnë tërë kohës për teatrin pra,për pasioni e tyre”, – tregon regjizorja e shfaqjes, “Zbutja e Kryeneçes”. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje