Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet një balenë e ngordhur në Filipinë, kishte gëlltitur 40 kg mbeturina

Gjendet një balenë e ngordhur në Filipinë, kishte gëlltitur 40 kg mbeturina
March 19
22:47 2019

Është gjetur një tjetër balene e ngordhur në brigjet e Filipins, në stomakun e së cilës ju gjetën 40 kg (88 lbs) qese plastike.

Hulumtuesit në Muzeun e “Collector D’Bone”  e gjetën balenën të zhytur në “Cuvier”, në fillim të marsit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, llogaria zyrtare e muzeut tha se balena ishte e mbushur me “plastikën më të madhe që kemi parë ndonjëherë në një balenë”.

“Kishte 16 thasë orizi në stomak, si dhe shumë çanta”.- shkruajnë ata në postimin e publikuar.

Kjo që po ndodh është e neveritshme. Autoritetet duhet të marrin masa kundër atyre që vazhdojnë t’i konsiderojnë lumenjtë, detet dhe oqeanet si kosha mbeturinash”.-thuhet në status.

Përdorimi i plastikës është një problem i madh në disa vende të Azisë Juglindore, duke përfshirë Filipinen.

Pesë vende aziatike si: Kina, Indonezia, Filipinet, Vietnami dhe Tajlanda – përbëjnë deri në 60% të mbeturinave plastike që përfundojnë në oqeane, sipas një raporti të vitit 2015 nga fushata mjedisore “Ocean Conservancy” dhe Qendrës “McKinsey” për Biznesin dhe Mjedisin.

Në qershor të vitit të kaluar, një balenë “pilot” vdiq në Tajlandë pas gëlltitjes së 80 qeseve plastike.

Vdekja e saj erdhi menjëherë pas një raport për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar zbuloi se niveli i plastikës në oqean mund të trefishohej për një dekadë nëse nuk ndërmerren hapa për të frenuar mbeturinat. /Blitz.al/

 

 


Komento
Shperndaje