Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Gjej burrin tënd”- mesazhi i Kim Kardashian për Jordyn Woods nuk mund të ishte më i qartë se kaq

“Gjej burrin tënd”- mesazhi i Kim Kardashian për Jordyn Woods nuk mund të ishte më i qartë se kaq
February 22
19:06 2019

Gjithë vëmendja e mediave rozë këto ditët e fundit, ka qenë tek rasti i tradhëtisë (së përsëritur) që Tristan Thompson i ka bërë Khloe Kardashian, me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner.

E para nga familja Kardashian që reagoi publikisht për këtë rast, sipas mënyrës së saj sigurisht, ishte Kim, e cila i hoqi nga Instagrami, si Tristan ashtu dhe Jordyn Woods. E ndërkohë që pjestarët e tjerë e familjes kanë qenë më të kujdesshme dhe nuk e kanë komentuar publikisht këtë skandal, Kim vazhdon që të dërgojë mesazhe dhe ti sigurojë të gjithë se motra e saj Khloe, ka mbështetje të plotë morale.

Në një video të fundit të psotuar në Insta-story ajo shihet në sediljen e pasme të makinës së Khloe-s, së bashku me mikeshën e tyre të përbashkët Malika, duke kënduar një këngë që titullohet “Don’t Mess with My Man”, pra “Mos u ngatërro me burrin tim”.

Bashkëshortja e Kanye West dëgjohet duke kënduar rreshtat: “Kam një këshillë të vogël për ty, gjej burrin tënd”. Mesazh më të qartë se kaq nuk besojmë se ka.

Ndërkohë përsa i përket marrëdhenies të Kylie Jenner me atë që tani është ish-shoqja e saj e ngushtë, ka të reja. Siç thonë burime të ndryshme për “E!” dhe “People” Jordyn është përpjekur ti kërkoj të falur jo vetëm motrës së vogël të klanit Kardashian/Jenner, por edhe Khloe dhe Kim, të cilat e kanë trajtuar atë gjithnjë si pjesë të familjes. Sigurisht jo vetëm që nuk ka pasur falje nga to, por kanë shkëptur çdo lloj komunikimi me Woods. Kjo vjen mbi të gjitha pasi Khloe i kishte besuar shpesh herë asaj dhe i kishte kërkuar këshilla në lidhje me vështirësitë që po kalone me Tristan, prandaj tani tradhëtia nga Jordyn konsiderohet dy herë më të rëndë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje