Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gisele Bundchen “rrëmbehet” në Brazil

August 02
18:12 2016

...

Do të jetë modelja e famshme Gisele Bundchen protagonistja e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Rios.

Sipas të dhënave të para të dala nga provat e eventit, braziliania do të sfilojë e shoqëruar nga notat e këngës së famshme “La ragazza di Ipanema”  të Tom Jobim dhe Vinicius de Moraes.

Gjatë shfaqjes së saj gjithashtu do të inskenohet një rrëmbim ku vetë bukuroshja do të jetë viktima. Asaj do t’i vijnë në ndihmë disa agjentë policie, të cilët do të vihen në ndjekje të rrëmbyesit rreth stadiumit për ta kapur në fund. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje