Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gisele Bündchen rrëfen tmerrin që përjetoi nga ankthi: “Doja të hidhesha nga ballkoni!”

Gisele Bündchen rrëfen tmerrin që përjetoi nga ankthi: “Doja të hidhesha nga ballkoni!”
September 28
09:00 2018

Modelja e njohur Gisele Bündchen ka treguar historinë e jetës së saj. Në qoftë se e shohim në pamje të parë duket se ajo ka arritur çdo gjë dhe është shumë e lumtur, por në fakt jo.

Gisele ka treguar se për një kohë të gjatë ka vuajtur nga ankthi dhe kjo gjë ka ndodhur pikërisht kur arriti kulmin e karrierës së saj dhe firmosi një kontratë prej 25 milion dollarësh me “Victoria Secret”.

Ajo përjetoi atakun e parë të panikut në 2003 dhe u bë klaustrofobe, madje ndihej fajtore për arritjet në karrierën e saj.

“Bota jote bëhet më e vogël dhe nuk mund të marrësh frymë, është ndjenja më e keqe që kam pasur ndonjëherë. Ndihesha e pafuqishme”-ka thënë ajo.

Madje ka treguar se ka tentuar të hidhet nga ballkoni pasi ka menduar që problemet e saj do të merrnin fund në këtë mënyrë.

Por ajo nuk ra pre e ankthit dhe vendosi të takonte një specialist, i cili e ndihmoi të hiqte dorë nga duhani, alkoli e sheqeri madje nisi meditimin dhe yoga-n. Në atë kohë Gisele ka qenë në një lidhje me aktorin e njohur Leonardo Di Caprio, por duket se është ndarë gjatë kohës që ka kaluar këto vështirësi.

Modelja ka bërë një libër, ku ka rrëfyer të gjithë detajet e jetës së saj si dhe mësimet që ka marrë në jetë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje