Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gisele Bundchen: Më thoshin që s’do të bëhesha kurrë modele se e kisha hundën të madhe

April 29
11:09 2016

Gisele Bundchen mund të jetë një nga modelet më të paguara në botë, por kjo nuk do të thotë që ajo e “ka kaluar lumin” pa u lagur.

Modelja e Victoria Secret ka treguar se është përballur me disa kritika jo fort të mira gjatë fillimit të karrierës së saj në pasarela.

“Mbaj mend që disa më thoshin që hunda ime ishte shumë e madhe apo sytë e mi ishin shumë të vegjël dhe se unë nuk do të isha kurrë në një revistë”, – ka treguar ajo për “People” rreth fillimeve në modeling në Brazil. Ajo ka shtuar: “Nuk është e thjeshtë që në moshën 14-vjeçare të përballesh me kritika të këtij lloji. Të bëjnë të ndihesh e pasigurt në vete”.

Bundchen ka treguar se ishte babai i saj ai që e ndihmoi të dilte përtej kritikave dhe refuzimeve: “Një ditë i tregova babait tim për këtë gjë dhe ai më tha: “Herën tjetër thuaju atyre: Kam një hundë të madhe që vjen me një personalitet të madh”.

Ajo e ka mbyllur intervistën duke treguar se është refuzuar plot 42 herë nga agjenci modelimi dhe fotografë të ndryshëm derisa arriti të bashkëpunonte me Alexander McQueen në vitin 1998, bashkëpunim që e vendosi në kopertinën e “Vogue 1999”.

 

 

Komento