Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gigi Hadid si Hirushja, detyrohet të ecë me një këpucë në pasarelën e rëndësishme

Gigi Hadid si Hirushja, detyrohet të ecë me një këpucë në pasarelën e rëndësishme
September 12
15:10 2017

Sapo kujtojmë përrallën e Hirushes gjithmonë kujtojmë këpucën e humbur prej saj nga pakujdesia, që u bë më pas shkak që ajo u lidh dhe më pas u martua lumturisht me princin e saj.

Epo, përrallat ndonjëherë ndodhin edhe në jetën e vërtetë.

Gigi Hadid, një nga modelet më në zë për momentin, ka kaluar mbrëmjen e djeshme ndoshta sprovën më të vështirë të jetës së saj. Teksa ishte duke parakaluar në sfilatën e Anna Sui, modelja është shfaqur vetëm me njërën këpucë pasi tjetrën e ka humbur pak para se të dilte në sy të publikut të gjerë.

Megjithatë, ajo ka arritur ta përballojë mrekullisht këtë moment dhe është duartrokitur më shumë se kurdoherë për kurajën dhe faktin që e mbajti situatën vërtet nën kontroll duke treguar kështu profesionalizmin e saj.

Ka nga ata skeptikë që mendojnë madje se ky ka qenë një gjest i qëllimshëm nga ana e modeles për t’u përfolur disi në media, duke qenë se kohët e fundit të gjitha modelet janë shumë në qendër të vëmendjes dhe vetëm detaje të tilla mund të bëjnë njërën të ketë më shumë famë se tjetra. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje