Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gigi Hadid nuk do të jetë në sfilatën e Victoria’s Secret! Çfarë ndodhi?

Gigi Hadid nuk do të jetë në sfilatën e Victoria’s Secret! Çfarë ndodhi?
November 17
17:38 2017

Kanë mbetur edhe pak ditë përpara se të nisin xhirimet për sfilatën e Victoria’s Secret në Shanghai, Kinë, dhe modelja Gigi Hadid njoftoi se ajo s’do të marrë pjesë në shfaqjen e përvitshme.

“Jam shumë e mërzituar që nuk do të jem në Kinë këtë vit”,-shkroi Hadid në Twitter më 16 Nëntor.”E dua familjen time VS dhe do të jem me shpirt me të gjitha vajzat!!! Mezi pres të shoh shfaqjen e bukur dhe mezi pres për vitin tjetër!”

Shfaqja bëhet në Shanghai me 20 Nëntor dhe transmetohet në CBS më 28 Nëntor. Gigi kishte konfirmuar me parë në muajin Gusht se do merrte pjesë në shfaqje, duke shkruar në Instagram: “Një ëndërr e bërë realitet, më pyeten nëse do kthehesha përsëri në shfaqjen e VS. Faleminderit miqve të mi  që më dhanë një tjetër mundësi të paharrueshme: çdo aspekt i jetës sime më bën të ndihem si një fëmijë ëndërrimtar përsëri.”

Lajmi i papritur vjen pasi Gigi akuzohet për një video raciste ku ajo duket duke picërruar sytë për të imituar një biskotë me Budën. Gigi kërkoi falje publikisht dhe nuk dihet nëse videoja ka të bëjë me këtë vendim në lidhje me shfaqjen.  /Blitz.al/

 

 

Shperndaje