Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gigi Hadid krenare që ka bashkëpunuar me Kate Moss , por s’mund të themi të njëjtën gjë për të

Gigi Hadid krenare që ka bashkëpunuar me Kate Moss , por s’mund të themi të njëjtën gjë për të
January 21
20:19 2018

Është e vështirë të gjendet një modele e cila nuk e admiron Kate Moss. Për shumë njerëz është një ëndërr që të punojnë me të sepse ajo është një ikonë e modës. Gigi Hadid është një nga fansat e saj, ajo mund të ketë modeluar për Victoria Secret por kënaqësia që mori këtë herë ishte ndryshe.

Së fundmi Moss dhe Hadid u shfaqen së bashku në fushatën e pranverës 2018-të të Stuart Weitzmasn’s dhe dukeshin të mahnitshme në fotot e publikuara bardh e zi. Ishte hera e parë që ato punuan bashkë dhe për Bella-n kjo nuk ishte një punë si ato të tjerat por një kënaqësi e madhe të cilën e ka ndarë edhe më ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka shkruar se e ka për nder që ka pozuar bashkë me Kate Moss dhe ndihet krenare. Prania e Moss e ka prekur shumë modelen e njohur. Ajo gjithashtu ndihet e lumtur që u bë pjesë e fushatës SW.

Por ndryshe nga Bella , për Moss prania e saj nuk i ka shkaktuar ndonjë përshtypje të madhe. Ajo ka publikuar një foto nga seti fotografik, dhe duket se në këtë rast Bella është mjaftuar me një tag në foto nga ylli Kate Moss. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje