Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gigi Hadid drejt Londrës për të mbështetur të dashurin

June 13
16:50 2016

...

...
Picture 1 of 5

Vetëm pak ditë pasi Zayn Malik anuloi një koncert për shkak të problemeve me ankthin dhe vetëm një ditë pasi kishte mbështetur hapur të dashurin e saj me anë të një postimi në Instagram, Gigi ka fluturuar nga SHBA-të në Londër për të qenë pranë Zayn-it.

Ajo është parë duke hyrë në zyrën e këtij të fundit e veshur me një palë pantallona xhins, një bluzë të shkurtër e një pardesy të zezë hedhur krahëve. Flokët ishin një tjetër detaj që ra në sy, pasi ishin me më shumë volum se zakonisht dhe si rrallë herë, kaçurrela.

Zayn dhe Gigi u përfolën për një ndarje mes tyre para pak javësh, por rezultuan se ishin thjesht thashetheme, pasi dy të rinjtë u filmuan teksa dilnin nga hoteli, të kapur prej dore.
Modelja përdori Instagram-in për të shkruar disa rreshta për Malik ditën e djeshme në mbështetje të këngëtarit të “PillowTalk”.

“Trimëria jote është ajo që zakonisht më bën krenare për ty, por sinqeriteti yt mbrëmjen e kaluar është çfarë duhet të aspirojmë, pasi na bën njerëz të vërtetë. Të dua dhe jam krenare për ty, gjithmonë!”, – shkruan Hadid në postim.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje