Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gigi dhe Bella Hadidi pozojnë nudo dhe fansat i quajnë “të pakëndshme”

Gigi dhe Bella Hadidi pozojnë nudo dhe fansat i quajnë “të pakëndshme”
January 30
11:25 2018

Gigi dhe Bella Hadid janë dy nga vajzat më të bukura të Hollywood-it e me një karrierë të gjatë në modeling. Së fundmi ato kanë pozuar nudo, të dyja bashkë për kopertinën e revistës “Vogue” . Ky botim ka shkaktuar shumë emocione të përziera tek fansat e tyre.

Çdokush mund të mendojë se çfarë mund të ketë të gabuar tek lakuriqësia e dy vajzave që konsiderohen ndër më të bukurat në botë por ja që ky është problem, lakuriqësia.

Në foto shihen se si dy motrat pozojnë përballë njëra-tjetrës të zhveshura duke mbuluar zonat intime me duart e njëra-tjetrës. Pas publikimit të kopertinës në faqen e Vogue në Instagram ka shpërthyer  një lum komentesh negative duke kritikuar stafin e revistës se ky imazh i dy motrave është “i parehatshëm”.

“Mos ndoshta Vogue është kthyer në Playboy tashmë? “,- ka qenë një nga komentet e të tjerë e kanë konsideruar si “të pështirë, të neveritshme”.  Kopertina është botimi i muajit mars 2018./Blitz.al/

Komento
Shperndaje