Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gigi dhe Bella Hadid, motrat-modele më të famshme në botë por ja që njëra fiton 3.5 milionë dollarë më shumë se tjetra

Gigi dhe Bella Hadid, motrat-modele më të famshme në botë por ja që njëra fiton 3.5 milionë dollarë më shumë se tjetra
May 30
19:06 2018

 

Bella dhe Gigi Hadid janë dy nga modelet jo vetëm më të famshme në botë por edhe personazhet më të përfolura në showbiz.  Ato janë pjesë e të njëjtës industri dhe në një farë mënyre janë në konkurrencë me njëra-tjetrën kur vjen puna tek modelingu.

Pavarësisht se të dyja janë shumë të famshme dhe të pëlqyera, njëra fiton më shumë se tjetra.  Sipas “Forbes” në bazë të fitimeve të vitit të kaluar, Bella Hadid është paguar 6 milionë dollarë, një shifër e kënaqshme për një modele dhe për një vajzë 21-vjeçare e padiskutim që e ka ndihmuar fakti që është një nga “engjëjt” e “Victoria’s Secret”  .

Por ja që motra e saj, Gigi Hadid paguhet 3.5 milionë më shumë se ajo. Gigi ka bërë të sajat 9.5 milionë dollarë vitin e kaluar si imazh i reklamave të ndryshme dhe me profesionin e saj si modele.

Në vend të parë si modelja më e paguar qëndron Kendall Jenner me 22 milionë dollarë të fituara pasuar nga Gisele Bundchen me 17.5 milionë Chrissy Teigen me 13.5 milionë, Adriana Lima në vend të katërt me 10.5 milionë e  ndjekur nga Gigi Hadid me 9.5 milionë dollarë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje