Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gëzime jo vetëm për Meghan, ish bashkëshorti i saj kurorëzon lidhjen me të dashurën

Gëzime jo vetëm për Meghan, ish bashkëshorti i saj kurorëzon lidhjen me të dashurën
May 13
19:54 2019

Gjërat po shkojnë shumë mirë në jetën e Meghan Markle, tani që është bërë edhe nënë për herë të parë nga ardhja në jetë e fëmijës së saj, Archie.

Por edhe në jetën e ish-bashkëshorit të saj, mesa duket  gjërat nuk po shkojnë dhe aq keq.

Trevor, një producent filmash, i propozoi të dashurës së tij Tracey Kurland në qershor të vitit të kaluar, dhe të dy lidhën kurorën mbrëmjen e së shtunës në Kalifornë.

Sikurse shkruan Daily Mail,  Tracey është gjithashtu trashëgimtare e një perandorie multimillion dollarësh.

Ndryshe nga dasma e Trevorit me Meghanin në Xhamaika ku thuhej se ishte “një mbledhje e më shumë se 100 familjarëve dhe miqve të cilët festuan për katër ditë, dasma e dytë dukej e organizuar mënyrë më tradicionale.

Shumë interesante është fakti që Trevor nuk ka folur kurrë nëpër taboidët dhe s’ka dhënë intervista për Meghan, ndryshe nga disa të tjerë që e njihnin para se ajo të bëhej pjesë e familjes mbretërore dhe e kanë përdorur këtë fakt.

Ndërkohë, thuhet se Trevor po punon për një shfaqje televizive me personazh kryesor një burrë, gruaja e të cilit e lë atë për një anëtar të familjes Mbretërore Britanike dhe të dy duhet të merren vesh se si të fitojnë kujdestarinë e fëmijës së tyre.

Po, duket pak e ngjashme me historinë e tij me dukeshën, edhe pse ai dhe Meghan nuk kishin fëmijë dhe ata ishin divorcuar vite më parë se Meghan të takohej me Harry-n.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

A magical night ✨ 📷: @curtisdahl #T🖤T

A post shared by Lisa Gorjestani (@lisagorjestani) on

Komento
Shperndaje