Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gëzim i madh në familjen e Albana Osmanit: “Mirë se vjen në jetë, trashëgimtar Ryan!”

Gëzim i madh në familjen e Albana Osmanit: “Mirë se vjen në jetë, trashëgimtar Ryan!”
September 20
11:53 2016

Moderatorja Albana Osmani, është e njohur për lidhjen e ngushtë që ka me familjarët e saj dhe nuk kursen asnjëherë të tregojë për të gjithë ndjekësit çaste të lumtura që ata kalojnë së bashku.

Por këtë herë, ajo ka shpërndarë një lajm akoma më të gëzueshëm, sepse në familjen e Albanës është shtuar edhe një djalë i vogël, duke i dhënë kështu moderatores statusin e hallës.

Albana ka shpërndarë një bisedë me kunatën e saj, ku vihet re një dollap me rroba për beben e vogël. “Mirë se vjen në familje, trashëgimtar Ryan! Siç uroi një nga gjyshet e tua: Pastë ken sahati i hajrit! Urime Suzi & GG” – ka shkruar Albana.

Ndërkohë, edhe ndjekësit kanë uruar që nipi i moderatores ta ketë jetën e gjatë dhe të jetë gjithnjë i shëndetshëm! /Blitz.al/

Albana Osmani - Instagram

Komento
Shperndaje