Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Getoar Selimi, Marinën në zemër, Anën në sy

March 26
21:45 2016

BS

BS
Picture 1 of 5

Pak orë më parë u publikua videoklipi më i ri nga “Babastars”. Kësaj radhe, Geti ka zgjedhur Onat për të sjellë këtë bashkëpunim brenda “labelit”. Ajo që vihet re në videot e fundit të “Babastars” është zgjedhja e gjërave luksoze për të treguar që janë shumë “high” jo vetëm në muzikë. Duke filluar që nga veshjet, aksesorët, pijet e shtrenjta, makinat, e deri te hotelet me pesë yje, siç ishte videoklipi “MMV”, bashkëpunimi me Tunën, që u realizua në një nga hotelet më luksozë në Turqi. Por le të mbetemi tek aksesorët… Kemi zbuluar që Getoari ka rënë në dashuri me “Anna Karin Karlsson”. Syzet e diellit që ai mban në këtë videoklip i përkasin pikërisht kësaj firme dhe vlera e tyre është rreth 1500 pound. Modelin e vitit te kaluar e pamë edhe tek kënga “S’jena mo”. Mesa duket Geti ka vendosur që “Anna”-n ta mbajë një kohë të gjatë në sy, edhe pse dihet tashmë që në zemër ka vetëm Marinën.

Komento