Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Geti ka më shumë foto me këtë personazh se me Marinën…

Geti ka më shumë foto me këtë personazh se me Marinën…
August 12
16:09 2017

Getoar Selimi e quan veten “MMV” (Më i madhi në vend), ama këtë status ia dorëzon (dhe me të drejtë) njërit prej figurave më të njohura historike shqiptare, Ali Pashë Tepelenës.

Nuk ka vit që reperi dhe themeluesi i Babastars, mos të ketë një foto me tepelenasin më të famshëm të të gjitha kohërave. Pak orë më parë, Ghetto Geasy ka postuar një foto të bustit të pashait, teksa ka kaluar në Tepelenë. Por ne të Blitz.al kemi kontrolluar pak profilin e tij në Instagram dhe kemi vënë re se që nga 2012-ta, Getoari ka nga një foto pranë Aliut.

Në një nga këngët e tij dhe pikërisht “Jasha”, Selimi e quan veten “MMV” si Ali Pashë Tepelena dhe duket qartë që ai është idhulli i tij. Madje në trupin e tij ka edhe një tatuazh me figurën e pashait tepelenas.

Më poshtë gjeni fotot e Getit ndër vite pranë bustit të Ali Pashë Tepelenës:

2012

2013

2014

2017

Tatuazhi me fytyrën e Ali Pashës

Shperndaje