Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gerta Heta: Çdo gjë është kalimtare, e rëndësishme ngelet vetëm…

Gerta Heta: Çdo gjë është kalimtare, e rëndësishme ngelet vetëm…
August 16
13:32 2016

Ditën e djeshme moderatorja  Gerta Heta  festoi datëlindjen.   Kjo datëlindje ka qenë e veçantë për moderatoren  dhe sot ajo është zgjuar  me një tjetër  prefiks. Pikërisht në këtë ditë ajo nëpërmjet një postimi në Facebook  ka vendosur të flasë për ndjesitë e saj. Gerta ka folur për çdo gjë që ka kaluar gjatë këtyre viteve.

Ajo përshkruan çdo gjë si kalimtare, e rëndësishme për të mbetet vetëm familja.

“Një gjë nuk të le kurrë gjatë rrugëtimit të jetës: Familja. E madhja dhe e vogla janë aty deri në fund, ndaj duhet të jemi mirënjohës që kemi këtë pasuri, më e madhja nga të gjitha në jetë. Bekimi më i madh.”- ka përfunduar Gerta statusin e saj. /Blitz.al/

gerta

Shperndaje