Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

George Clooney: “Trump kurrë president!”

George Clooney: “Trump kurrë president!”
May 13
20:19 2016

Listës së personazheve të famshëm kundër kandidatit republikan për të zëvendësuar Barack Obama-n, Donald Trump, i shtohet edhe George Clooney.

“Nuk do të ketë kurrë një president Donald Trump. Frika nuk do ta zotërojë vendin tonë. Ne nuk jemi të frikësuar as nga myslimanët, as nga emigrantët, as nga gratë. Nuk do të frikësohemi nga asgjë”, – ka thënë Clooney në konferencën për shtyp të festivalit të Kanës.

Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe faktin që, sipas tij, media është fajtorja kryesore për fenomenin “Trump”, pasi lajmet e saj e bënë atë popullor.

George Clooney ndodhej në Kanë për të promovuar filmin e tij më të fundit të titulluar “Money Monster”.

Etiketimet
Shperndaje