Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

George Clooney surprizon bashkëshorten për përvjetor në një mënyrë të veçantë…

George Clooney surprizon bashkëshorten për përvjetor në një mënyrë të veçantë…
October 03
13:24 2016

George dhe Amal Clooney kanë festuar përvjetorin e dytë të martesës më 27 shtator duke ngrënë një darkë romantike. E veçanta e këtij përvjetori ishte se George ka zgjedhur të gatuajë vetë për bashkëshorten e tij.

“Unë u bëra kuzhinier për një moment. Por nuk mendoj se bashkëshortja ime ishte shumë e impresionuar  me gatimin tim. Megjithatë, kam një truk timin sa herë që gatuaj për të. Ajo nuk e di se ndonjëherë unë i jap ushqim të gatshëm”,- është shprehur aktori për revistën E!.

George dhe Amal u martuan në vitin 2014 në Venecia,  vendi ku ata u takuan për herë të parë./Blitz.al/

Shperndaje