Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

George Clooney: Ja si abuzuan me mua!

George Clooney: Ja si abuzuan me mua!
April 04
09:50 2016

Revista “Hello” i ka kërkuar falje George Clooney për përdorimin e materialit të vjetër  dhe të fjalëve që ai kurrë nuk i ka thënë për revistën në fjalë, në një intervistë të shitur si ekskluzive.

Stafi i “Hello” tha se e ka blerë intervistën nga agjencia që siguron intervistat e Clooney, por është vërtetuar se “intervista ekskluzive” që ka dhënë aktori është një bashkim apo përzgjedhje e një sërë intervistash  të mëparshme që ai ka dhënë në periudha të ndryshme. “Shumë nga thëniet që ishin shkruar aty nuk janë thënë kurrë nga aktori”,- thuhet në një deklaratë  të lëshuar ditën e diel.

Vetë Clooney ka thënë se revista ka publikuar një intervistë të rreme duke e kritikuar këtë gjë.

“Revista “Hello” ka nxjerrë një intervistë ekskluzive timen, të cilën e ka marrë gati dhe e ka ribotuar. Gjithçka që unë kam thënë për “Vanity Fair”, “Marie Claire”, “The Sun” dhe “The Evening Standard” është përmbledhur në një intervistë gjoja ekskluzive dhe botuar nga “Hello Magazine””,- ka thënë Clooney.

Disa nga citimet që ishin shkruar  si të thëna nga aktori ishin se ai dhe gruaja e tij Amal nuk rrinin kurrë më gjatë se një javë larg njëri-tjetrit. “Problemi qëndron se unë nuk kam dhënë kurrë një intervistë për këtë revistë dhe fjalët që më atribuohen mua nuk janë të sakta. Në përvojën time, të keqinterpretohen fjalët është diçka që mund të ndodhë, por një intervistë ekskluzive e sajuar është diçka e re për mua dhe shumë shqetësuese”, – ka thënë aktori.

Grupi i revistës tha se e bleu materialin bazuar në mirëbesim nga një agjent i  besuar i pavarur. “Jemi të shokuar dhe të zhgënjyer  rreth zbulimit se intervista e revistës tonë rezultoi e rreme”,- tha kompania. Grupi ka nxjerrë një publikim të ri, ku i ka kërkuar faljen Clooney-t dhe bashkëshortes së tij për publikimin e intervistës.

Etiketimet
Shperndaje