Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

George Clooney homoseksual! Synon të bëhet president i SHBA-ve!

George Clooney homoseksual! Synon të bëhet president i SHBA-ve!
July 06
18:19 2016

Sipas një autobiografie të paautorizuar, të publikuar në Francë, aktori George Clooney aspiron të futet në Shtëpinë e Bardhë, prandaj ka mbajtur të fshehur edhe faktin e të qenit homoseksual.

Sipas të dhënave të para të bujshme, Clooney do të provojë të realizojë ëndrrën e tij duke filluar nga viti 2018.

Bazuar në librin me titull “George Clooney: një ambicie sekrete”, amerikani ëndërron të bëhet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e për këtë po ndërton një CV të përshtatshme për ta bërë realitet. Edhe martesa me Amal Alamuddin është pjesë e kësaj strategjie, ashtu siç është pjesë manovra e tij për të fshehur sa më shumë marrëdhëniet e tij homoseksuale. Përmendim këtu parukierin biond Waldo Sanchez, i cili e ka shoqëruar Clooney-n për rreth 20 vjet.

Ato që nxjerrin këto detaje ‘pikante’ rreth jetës së aktorit të famshëm janë gazetaret Maëlle Brun dhe Amelle Zaid, të cilat shprehen se bëhet fjalë për të dhëna ende të pafaktuara me siguri.

Komento