Blitz

 Breaking News

Gentian Zenelaj për Ardi Veliun: Videon e dhunës e pa dhe im bir. Do kisha respekt për ju, nëse thjesht do kërkonit ndjesë publike…

Gentian Zenelaj për Ardi Veliun: Videon e dhunës e pa dhe im bir. Do kisha respekt për ju, nëse thjesht do kërkonit ndjesë publike…
May 30
19:37 2020

Videoja e dhunës së ushtruar ndaj ndaj 15-vjecarit pak ditë më parë nga efektivët e policisë në Tiranë ka  qenë diskutimi i javës dhe ka bërë jehonë kudo në media. Të shumtë kanë qenë personazhet dhe emra të njohur të ekranit që kanë reaguar kundër forcave policore drejtorit të policisë duke dënuar atë cfarë shihej në video.  Edhe Aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj i ka kërkuar drejtorit të policisë Ardi Veliu të kërkojë një ndjesë publike për dhunën e ushtruar nga disa policë ndaj 15-vjeçarit para ca ditësh në Liqenin  Tiranës.

Në mënyrë ironike, Genti i thotë Veliut se nuk është viti 1945 kur nxirrje prova se prindërit janë me Ballin. Aktori shprehet se videon e dhunës e ka pare edhe i biri, i cili ka thyer gjithashtu rregullat herë pas herë duke qëndruar disa minuta më shumë me biçikletë rreth pallatit.

Reagimi i plotë:

“Ardi Veliu a e dinin policët e tu që ishte fëmije nga nje familje me probleme me ligjin kur e dhunuan 15 vjeçarin??? Ardi Veliu..nuk gjykohen fëmijët per gabimet e prinderve …Ardi,djalin nuk e dhunoi nje polic….ishin disa policë…Ardi nuk je ne vitin 1945 ku nxjerr foto dhe video ku mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin..do kisha krijuar respekt per ju..nese thjesht do kerkonit ndjese publike …vetem kaq .te kerkonit ndjese publike per ate dhune te cilen per fatin e keq e pa edhe djali im qe ka pak a shume ate moshe ….i cili e ka bere edhe ai në ato dite të “luftës” madheshtore ndonje xhiro me biciklete rreth pallatit ..mbase edhe duke e shkelur nje 15 minutesh orarin e karantines qe vendosi Xhandarmëria .Do kerkoje edhe te profili im per ndonje video qe ta postoje nese do i ndodhte kjo djalit tim??? Po te profili i ndonje mesuesi filloreje ..apo nje punetori te thjeshte ku do e gjenit videon?? Te mjaftonte nje ndjese publike Ardi..vetem kaq ..nuk eshte turp te kerkosh ndjese“.

Share