Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gentian Zenelaj: Më mungon “Apartamenti 2XL” aq sa i mungoj unë atij

Gentian Zenelaj: Më mungon “Apartamenti 2XL” aq sa i mungoj unë atij
November 13
10:21 2016

Gentian Zenelaj është një ndër aktorët më të pëlqyer për publikun shqiptar. Që në fillimet e karrierës e kemi parë si një nga aktorët e Teatrit Kombëtar, si aktor komik në programe humori në televizione dhe aktualisht si moderator në emisionin investigativ “Stop”.

Shumë prej jush e kujtojnë kohën kur Genti bashkë me Ermalin dhe Julin kanë luajtur tek “Apartamenti 2XL”. Pas disa vitesh kjo trio u shpërbë me ikjen e Ermal Mamaqit dhe Gentian Zenelajt. Shpesh në intervista të ndryshme  Gentin e pyesin për arsyen e largimit apo nëse i mungon sadopak “Apartamenti 2XL”.  Këtë e ka treguar vetë aktori dhe moderatori, duke dhënë përgjigje njëherë e mirë për të gjithë ata që ende e pyesin. Në një postim në Instagram, Genti ka treguar një intervistë të dhënë në vitin 2015 duke sqaruar se i mungon “Apartamenti 2xl” po aq sa Genti i mungon  atij.

“U bë kohë që jeni larguar nga “Apartamenti 2XL”. Ju mungon?

– Po, u bë një vit e pak. Po më pyet a më mungon “Apartamenti 2XL”? Ai që ka qenë, po. Ky që është sot, të them të drejtën, jo. Por po e them në një mënyrë tjetër: Më mungon “Apartamenti 2XL” aq sa i mungoj unë atij.

Intervista nga 2015-a, por ende nuk ndërroj mendim”,- shkruan Genti në Instagram. Duket se koha nuk e ka ndryshuar mendimin e Gentit./Blitz.al/

gent

Komento
Shperndaje