Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gentian Zenelaj i rikthehet teatrit. Një person i veçantë e ndjek në prova…

Gentian Zenelaj i rikthehet teatrit. Një person i veçantë e ndjek në prova…
October 29
14:14 2016

Gentian Zenelajn prej kohësh e ndjekim në drejtimin e emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Bashkë me Saimir Kodrën, dy moderatorët çdo mbrëmje trajtojnë probleme të ndryshme në emision.

Por përveç angazhimit në televizion, Genti nuk e ka lënë pas dore aktrimin. Ai ka vendosur të rikthehet në teatër, një nga dashuritë e tij të vjetra, edhe pse të gjithë e kanë ndjekur më shumë në programet e humorit. Aktori i njohur do të luajë rolin e Sanço Panços në shfaqjen “Don Kishoti i Servantesit”. Shfaqja do të luhet në skenën e Teatrit Kombëtar në muajin nëntor dhe Genti do të interpretojë një rol të rëndësishëm. Aktualisht kasti i aktorëve është duke zhvilluar provat në teatër dhe Gentin e shoqëron në prova një person i veçantë.

Danieli, djali i tij, e shoqëron babin gjatë provave dhe e ndjek nga afër interpretimin e tij. Në një foto të postuar në Facebook, aktori i fton të gjithë të vijnë në teatër dhe ka postuar një foto të Danielit në prapaskenat e teatrit.

Genti poston shpesh në rrjetet sociale foto me të birin dhe kjo tregon se përveçse profesionist është gjithashtu edhe një baba i përkushtuar./Blitz.al/

genti1 genti2

Komento
Shperndaje