Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gentian Zenelaj: “Edhe fëmija im u dhunua në kopsht kur ishte vetëm 17 muajsh!”

Gentian Zenelaj: “Edhe fëmija im u dhunua në kopsht kur ishte vetëm 17 muajsh!”
June 23
22:17 2016

Emisioni i sotëm i “Opinion”, në Tv Klan ka në qendër temën aq shumë të diskutuar mbi dhunën e ushtruar nga drejtoresha Anjeza Shabani, tek një fëmijë i vogël 3-vjeçar. Duke qenë se kjo u dëshmua fillimisht në emisionin “Stop”, të ftuar janë edhe drejtuesit Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj.

Ka qenë pikërisht Gentian Zenelaj i cili ka thënë për herë të parë publikisht se ai e ka kaluar vetë traumën që kanë kan kaluar prindërit e 3-vjeçarit pasi dhe fëmija i tij është dhunuar, pasi është mbyllur në banjo nga edukatoret, kur ka qenë vetëm 17 muajsh. Ai vetë ka treguar se kur vendosi të largojë fëmijën e tij nga ky kopsht në një kopsht tjetër, nuk ka pyetur nëse kopshti ka pasur liçencë, por ka pyetur vetëm për edukatorët dhe sjelljen e tyre.

Këtë shembull Genti e ka dhënë duke dashur të tregojë se sistemi arsimor është i dështuar dhe njerëzve nuk iu intereson shumë nëse një institucion ka apo jo linçencë, sepse ata janë duke u ballafaquar me fenomene shumë më të rëndë siç është dhuna që u denoncua edhe në emisionin “Stop”.

 

Shperndaje