Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Genta Ismajli reagon ndaj “Top Awards”: Këngës “Shake it” duhej t’i jepej mundësia të votohej. Mos e quani event gjithëpërfshirës!

Genta Ismajli reagon ndaj “Top Awards”: Këngës “Shake it” duhej t’i jepej mundësia të votohej. Mos e quani event gjithëpërfshirës!
June 24
19:50 2016

Mospërfshirja e Genta Ismajlit në klasifikimet javore të “Top Awards” u diskutua gjatë në media. Kënga e saj numëron miliona klikime, por nuk ka arritur të bëhet pjesë e listës së TMA. Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet në Pallatin e Koncerteve finalja e këtij kompeticioni dhe, mesa duket, Genta ka zgjedhur të reagojë pikërisht sot për mospërfshirjen e këngës “Shake it”në top-lista, duke cituar se bashkëpunimit  të saj me grupin “Etnon” duhej t’i jepej mundësia për t’u votuar nga publiku.

“Të dashur fansa, rrallë herë më duhet të reagoj e shpesh herë më duhet të përballem me padrejtësitë që na bëhen nga persona të caktuar. Duke parë që televizionet, radiot, portalet, rrjetet sociale imponojnë programe sipas dëshirës së tyre apo sipas interesave personale e indirekt i konsumoni ato si të vërteta, desha të t’ju bëja me dije se ju jam mirënjohëse dhe falënderuese për gjithçka që kemi arritur deri sot falë besnikërisë suaj që pëlqeni muzikën time.

Ndërsa atyre u bëj me dije: Mund të transmetoni çfarë të doni, të shkruani çfarë të doni, por kurrë mos pretendoni se jeni ju që impononi çfarë publiku të konsumojë, sepse është talenti dhe imazhi ynë që ju shfrytëzoni për të mbushur programet tuaja; është puna jonë dhe ju nuk mund ta mohoni e as ta përbuzni në asnjë rast.

Sonte kënga më e dëgjuar e vitit, kënga e Etnon në bashkëpunim me mua, duhej të shpërblehej nga “Top Awards” ose të kishte mundësinë të votohej, por ata ia mbyllën derën dhe duan që ju të pranoni atë që ata do të shpallin.

Mos harroni se në këto 12 vite karrierë intensive janë bërë shumë evente të tilla në mënyra të tilla; ato tani nuk bëhen më por ne jemi ende këtu bashkë.

Mos e quani event gjithëpërfshirës shqiptar sepse nuk do të pranohet si i tillë në asnjë mënyrë.

Shihemi nesër në Bern”.

Komento
Shperndaje