Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Genta Ismajli: “Koha e Adelina Ismailit ka mbaruar!” Nis konflikti midis këngëtareve?

Genta Ismajli: “Koha e Adelina Ismailit ka mbaruar!” Nis konflikti midis këngëtareve?
September 25
09:56 2016

Mediat kosovare kanë raportuar se ka qenë një deklaratë e Genta Ismajlit se “koha e Adelina Ismailit ka mbaruar” për të lënduar jo vetëm këtë të fundit, por edhe të motrën, Zafinën.

Lidhur me këtë, Zafina është shprehur:  “Sot ti, nesër unë, bota është portokall”, duke  thënë se deklarata e Gentës ka qenë si pasojë e jo modestisë së saj e duke theksuar se në fakt Adelina ka qenë gjithnjë numër një për sa i përket botës së artit dhe muzikës.

Zafina i është përgjigjur drejtpërdrejt Gentës se nëse do të kishte arritur ajo suksesin e Adelinës atëherë nuk kishte pse ta përmendte më, por fakti që e përmend do të thotë shumë.

Megjithatë, kur është kontaktuar nga “Bluetooth”, Genta ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me Adelina Ismailin dhe ende nuk e di se pse Zafina është shprehur në atë mënyrë. /Blitz.al/

Shperndaje