Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Genta Ismajli: Adelina Ismaili ka qenë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara nga ana ime

Genta Ismajli: Adelina Ismaili ka qenë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara nga ana ime
September 25
18:36 2016

Sipas mediave kosovare, Genta Ismajli ka dhënë një deklaratë kundër Adelina Ismailit në të cilën thotë: “Koha e Adelina Ismalit ka mbaruar”.

Kjo deklaratë rezultoi se nuk ishte aspak e vërtetë dhe vetë Genta ka vendosur të bëjë një postim në Facebook për të sqaruar të gjithë ndjekësit se mes dy këngëtareve nuk ka konflikte. Ajo ka postuar një foto të vjetër me Adelinën dhe shpjegon se për të është një nga koleget më të respektuara.

“Mos besoni asgjë që thuhet në portale ose TV nëse s’e kam shkruar këtu ose s’e kam thënë para kamerës. Dëshira për të rritur klikimet të cilat u kthehen në më pak se 1 cent për qindra, mijëra shikime është më e madhe se kurrë, duke mos menduar dy herë dëmet për ata që shkruajnë. Nuk jam unë matëse e famës dhe sukseseve për askënd. Më vjen keq për disa që bien pre e thashethemeve dhe bëjnë shkrime e deklarata pa i vërtetuar ato. Adelina Ismaili ka qenë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara nga ana ime”,- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur me foton./Blitz.al/

gent

 

 

 

Komento
Shperndaje