Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gent Zenelaj tregon për herë të parë një moment të sikletshëm me Julin dhe Ermalin

Gent Zenelaj tregon për herë të parë një moment të sikletshëm me Julin dhe Ermalin
July 08
11:53 2017

Ata kanë qenë një nga treshet më të suksesshme të humorit. Po flasim për grupin Shblsh, që kishte si protagonistë tre aktorët e mirënjohur, Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqin.

Ndonëse sot nuk kanë marrëdhënien e dikurshme, komediani Zenelaj ka rrëfyer në “Mos i fol shoferit” se  dy ish-kolegët e tij kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm. “Kam pasur fatin e madh që kam pasur partnerë të jashtëzakonshëm. Ky zanat nuk bëhet vetëm. Po the jam më i miri, je askushi”,- ka thënë ai.

E pyetur nga moderatorja Rudina Dembacaj se cila ka qenë një nga situatat më të sikletshme në skenën, Zenelaj ka treguar për herë të parë njërën prej tyre.

“Me grupin Shblsh po punonim një numër me një grua që s’e donte burri dhe ajo do të hidhej nga shkallët dhe pikërisht atë ditë ndodhi një vetëvrasje në Elbasan. Altini vjen i alarmuar duke na thënë: Numri bie poshtë se ka një impakt të keq dhe jemi detyruar me Julin që për një orë duke pirë cigare të improvizonim numrin më të bukur që mund të kemi pasur ndonjëherë në “Portokalli”. Presioni ndonjëherë të bën të bësh mrekulli”, – ka përfunduar Genti.

Komento
Shperndaje