Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gent Zenelaj na tregon personin që e frymëzoi për tu ngjitur në skenë : “Je arsyeja që dashuroj këtë profesion”

Gent Zenelaj na tregon personin që e frymëzoi për tu ngjitur në skenë : “Je arsyeja që dashuroj këtë profesion”
March 27
10:26 2018

Përveç se në moderimin e emisionit “Stop” përkrahë Saimir Kodrës, Gent Zenelajn e kemi parë edhe në shfaqje të ndryshme në teatër. Ai është një aktor mjaft i dashur dhe plot humor.

Ditën e djeshme Genti ka publikuar një foto me aktorin e madh Robert Ndrenikën. Në këtë foto ata duken mjaft mirë dhe të buzëqeshur, përbri ksaj Genti shkruan:

“E bëra të qesh se ka qenë i mërzitur këto kohë. Të kam xhan o njeri shumë xhan. Je arsyeja pse e dashuroj këtë profesion, Je idhulli im”.

Genti sapo na ka treguar  se është pikërisht Robert Ndrenika ai që e ka frymëzuar, të ngjitet në skenë. E veç kësaj ai ka shpjeguar se i ka kthyer buzëqeshjen, ndoshta janë pikërisht trazirat e fundit me teatrin, që e kanë mërzitur Robert Ndrenikën.

Sigurisht nuk kanë munguar as komentet plot pozitivitet dhe dashuri nga fansat e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje