Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Genc Salihu me një projekt të ri, por nuk bëhet fjalë për një këngë…

September 28
14:38 2016

Genc Salihu, këngëtari nga Kosova të cilin e kemi parë në ekran si një nga trajnerët e “The Voice of Albania”, shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri.

Nëse të gjithë jeni duke menduar se bëhet fjalë për një këngë, gaboheni. Këtë herë Genci ka menduar të vijë si shkrimtar pasi shumë shpejt do të dalë në treg libri i tij. Bëhet fjalë për një libër me poezi, i cili trajton tematika të ndryshme dhe do të titullohet “Plane për jetë”. Ka qenë Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “Dudaj”, ajo që e ka bërë publik lajmin. E kontaktuar nga Blitz.al, Arlinda ka pohuar se shumë shpejt Genci do të publikojë librin e tij, i cili përmban në tërësi 37 poezi. Ajo është shprehur se poezitë nuk janë në gjuhën letrare: “Është menduar që poezitë të mbeten në gjuhën që janë shkruar, në gegërisht. Libri titullohet “Plane për jetë””.
Ne i urojmë suksese Gencit me librin e ri!/Blitz.al/

Shperndaje