Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Geena Davis, një dokumentar për pabarazinë gjinore në Hollivud

Geena Davis, një dokumentar për pabarazinë gjinore në Hollivud
June 09
11:19 2016

Geena Davis do të prodhojë një dokumentar me metrazh të gjatë në lidhje me pabarazinë gjinore në Hollivud.

Aktorja Davis është shprehur se filmi me metrazh të gjatë do të nxjerrë në pah të dhënat e mbledhura nga instituti i saj gjinor, nga media  dhe gratë e famshme në industrinë e filmit. Ajo do të bashkëpunojë me prodhuesin e filmave Tom Donahue.

“Unë jam inkurajuar nga kolegët e mi, nga sa është diskutuar kohët e fundit për pabarazinë gjinore dhe për faktin se ende nuk po shohim një ndryshim. Nuk ka pasur përmirësime aq të mëdha në rolet e femrave që nga viti 1946 dhe ende ka një mungesë të femrave në pozicione drejtuese”, – është shprehur Davis. “Ky dokumentar do të na ndihmojë të nxjerrim në pah atë çfarë është bërë, të tregojmë sukseset tona dhe të ndikojmë në këtë industri”.

Në vitet ‘90, Davis ishte një nga aktoret më të kërkuara në Hollivud me role në filmat si “The Fly”, “Thelma & Louise” “Beetlejuice” dhe “A League of Their Own”.

Shperndaje