Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarja shqiptare ka një problem: “Më duket vetja e shëmtuar sepse më thonë që kam burrin e bukur”

Gazetarja shqiptare ka një problem: “Më duket vetja e shëmtuar sepse më thonë që kam burrin e bukur”
April 14
12:09 2019

E ftuar këtë javë në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishte gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj. Me sinqeritetin e të qenit në një bar, ajo ka folur për shumë aspekte të punës në television por edhe të jetës së saj personale.

Dasara tregoi se vazhdon të jetë e martuar thjesht bashkëshorti nuk ka dëshirë të jetë një person publik. Në lidhje me të ajo ka treguar edhe diçka që e shqetëson duke u shprehur se:

“Ai nuk do të dali në ekran nuk e ka me qejf të dalë në publik. Por më ka zënë një hall sepse sa herë më thonë sat ë bukur e ke burrin më duket vetja e shëmtuar. Nuk e di si mund ti dukem unë, por janë habitur të gjithë që asht aq i bukur. Unë mund të jem antipatike sa të doni por…..”- tha Dasara me sinqeritet të plotë.

Komento
Shperndaje