Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarja shpërthen ndaj Noizy-t, e quan të paaftë

Gazetarja shpërthen ndaj Noizy-t, e quan të paaftë
October 24
17:04 2016

Reperi Noizy është përfolur në media për gjestin tij në një nga klubet e Tiranës. Ai ka qenë i ftuar të performojë dhe ka hedhur një shumë të konsiderueshme parash në drejtim të publikut dhe kaq mjaftoi që lajmi të “merrte dhenë”.

Ky gjest jo të gjithëve u është dukur mbresëlënës, pasi ka pasur edhe nga ata që u habitën e të tjerë që u revoltuan. Ndryshimi midis tyre është se disa e lavdëruan pasi u pëlqeu, disa të tjerë e mburrën më kot edhe pse mendonin të kundërtën e disa të tjerë nuk e panë si një veprim të bujshëm.

Ndër të revoltuarit ndaj këtij gjesti të reperit është edhe gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila nëpërmjet një statusi në Facebook tregon se gazetarët nuk thonë atë që mendojnë për shkak se i tremben Noizy-t.

“E tmerrshmja e Noizy-t (se u frymëzova tashi) është që edhe gazetarët nuk e përshkruajnë ashtu siç mendojnë realisht për të nëpër media.
Nga Noizy kanë frikë të gjithë. Se ai nevrikoset kollaj dhe i trajton edhe më keq akoma nga ç’i trajton zakonisht.
Të dashur kolegë gazetarë, nuk do t’ju japë njësoj intervistë Noizy si ta shani, si jo. E ka mësuar mirë cili është çelësi i suksesit kur je një i paaftë si ai”,- shkruan gazetarja në Facebook./Blitz.al/

desara

Komento
Shperndaje