Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarja e njohur uron motrën e vogël në mënyrën më origjinale

October 26
10:34 2016

des1

Për ata që nuk e njohin nga afër, Desada Metaj, përveçse një nga gazetaret më të njohura dhe kryeredaktore e “Opinion”, ka edhe një sens humori për t’u admiruar. Në çdo rast gëzimi apo shqetësimi për çështje të ndryshme përdor ironi dhe humor në rrjetet sociale, për ta bërë edhe më të këndshëm postimin.

Këtë herë është motra e saj e vogël e cila ka marrë urimin më të veçantë nga Desada. Në ditën e saj të lindjes, gazetarja ka zgjedhur një foto nga fëmijëria teksa mban në krahë Edesën (motrën e vogël), shoqëruar me disa fjalë plot humor. “Nuk i kishe flokët e krefme motër, prandaj të vumë kapele” – shkruan ajo, duke i sugjeruar që të paktën sot të krihet e të zbukurohet meqë ka ditëlindjen dhe të mos “turpërojë” familjen dhe shoqërinë.

Dy motrat, edhe pse kanë diferencë në moshë, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo duket qartë edhe në postimet që bëjnë shpesh në rrjetet sociale dhe ky është një prej atyre postimeve që tregojnë marrëdhënien e veçantë që kanë mes tyre.

desada-2

Komento
Etiketimet
Shperndaje