Blitz

 Breaking News

Gazetari shqiptar feston ditëlindjen i vetmuar në karantinë: Është e dhimbshme

Gazetari shqiptar feston ditëlindjen i vetmuar në karantinë: Është e dhimbshme
March 26
12:59 2020

Gazetari i njohur i emisionit “ThumbON” që trasmetohet në TV Ora, Ronaldo Sharka i është dashur që për shkak të gjendjes në të cilën ndodhemi të “festojë” 22-vjetorin e lindjes i vetmuar.

Në një lidhje me Skype për emisionin e mëngjesit në Alsat Maqedonia, Sharka tregoi se po e kalon ditëlindjen i vetmuar.

Moderatorët e emisionit e surprizojnë atë duke sjellë në emision ëmbëlsirën sheqerpare që e hëngrën aty për Ronaldon duke e shoqëruar dhe me këngën e ditëlindjes.

“Është shumë e dhimbshme. Prindërit i kam në Lushnje, vëllain në Itali dhe shoqërinë në izolim si unë. Nuk ishin fizikisht me mua siç e kishim planifikuar të dilnim dhe të festonim. Unë nuk i kam qejf zakonisht ditëlindjet por është hera e parë në jetën time që unë bëj plane për ta festuar ndodhi kjo që ndodhi. Uroj që kjo gjendje të mbarojë sa më shpejt”, u shreh Ronaldo.

Share