Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari i njohur shqiptar shpërthen në lot gjatë emisionit…

Gazetari i njohur shqiptar shpërthen në lot gjatë emisionit…
February 23
17:03 2018

Gazetari i njohur i emisionit “Natë me Xhaxhiun”, Rezear Xhaxhiu ka qenë i ftuar ditën e sotme në  “Kush vjen për drekë”, bashkë me këngëtaren Valbona Mema. Xhaxhiut i është bërë një surprizë gjatë emisionit. Vajza e tij, Loris e cila prej 5 vitesh jeton në Paris e ka surprizuar të atin në një videomesazh duke zbuluar se në marrëdhënien e tyre babë e bijë dreka kishte një rëndësi të veçantë.

Loris tregoi se të dy i kushtonin shumë rëndësi këtij vakti dhe më herët e konsumonin gjithnjë bashkë duke parë lajmet. Drekat e tyre ishin të shoqëruara gjithmonë me lajme, që nisnin te Top Channel, siç tregoi më pas Xhaxhiu, vazhdonin te Klan e përfundonin te Vizion.
E bija nuk e kuptonte maninë e të atit për të dëgjuar lajmet në tri televizione, kur ato ishin kudo njëlloj.

“Ndonjëherë e marr babin në telefon kur jam duke ngrënë drekë për të folur dhe ai më thotë: “Çfarë je duke bërë?”. Po ha drekë, i them unë. “Po mbylle telefonin, ha një herë”, më thotë babi. Po jo, i them, sepse unë dua të kujtoj kohët e vjetra, më duket si dikur kur flisnim ndërsa hanim”, ka treguar Loris.
Teksa shihte videomesazhin gazetari është përlotur në studio kjo edhe për shkak se e bija prej vitesh po jeton e  studion jashtë e takimet e tyre janë më të rralla.

“Çdo ditë në orën 2.30 uleshim të hanim drekë”,- ka treguar Xhaxhiu./Blitz.al/

Komento
Shperndaje