Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarët ngatërrojnë Rudina Dembacajn me Beatrix Ramosajn dhe sapo krijuan një histori “lëmsh”!

Gazetarët ngatërrojnë Rudina Dembacajn me Beatrix Ramosajn dhe sapo krijuan një histori “lëmsh”!
November 22
11:38 2017

Nuk ndodh shpesh në fakt që të ngatërrosh Rudina Dembacajn me Beatrix Ramosajn, se jo vetëm që vajzat nuk ngjajnë aspak nga pamja fizike por ato kanë edhe profile krejtësisht ndryshe në art: njëra aktore/moderatore dhe tjetra këngëtare, duke mos pasur asnjë pikë takimi as përsa i përket karrierës.

Por ka ndodhur që për një histori të Beatrix Ramosajt të vendoset në një nga gazetat shqiptare fotoja e Rudinës. Duke qenë se lexuesit me siguri janë bërë shumë konfuzë, Rudina ka sqaruar në Instastory ku ka publikuar gazetën që ka bërë gabimin.

“Jam Rudina, jo Beatrix. Gazetat tona…” – ka shkruar ajo.

Ta kishin ngatërruar me Jozefina Topallin do të ishte e kuptueshme, por me Beatrix-ën? S’ka faj Rudina, u bënë lëmsh të gjithë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje