Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij postojnë fotot e para nga muaji i mjaltit

Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij postojnë fotot e para nga muaji i mjaltit
July 10
10:16 2019

Para gati një muaji, aktori Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi i dhanë fund beqarisë, në një ceremoni me 300 të ftuar, për të cilën mund të lexoni më shumë këtu. Nëse doni më shumë detaje, trupa e “Portokalli” kishte pregatitur dhe një surprizë për ditën e veçantë të kolegut të tyre, të cilën mund ta lexoni këtu.

E siç e do tradita dhe sigurisht qejfi i dhëndrit dhe i nuses, pas martesës duhet të vinte muaji i mjaltit, megjithatë një udhëtim ishte i pamundur të realizohej nga Gazi dhe bashkëshortja menjëherë pas dasmës. Kjo pasi, aktori i “Portokallisë” ishte i angazhuar profesionalisht jo vetëm në programin e humorit por edhe në fushatën elektorale të Partisë Socialsite për zgjedhjet e 30 qershorit.

Megjithatë duket se Gazi dhe Ira më në fund e kanë gjetur kohën për të filluar pushimet e tyre së bashku e rrjedhimisht dhe muajin e mjaltit. Me anë të këtyre fotove që kanë postuar në Instagram, ata shihen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrin, me vendin që kanë zgjedhur për tu “arratisur” në sfond.

Ende nuk dihet se në cilin vend kanë shkuar, por duket si një kompleks luksoz pushimesh dhe me siguri në ditët e ardhshme do e tregojnë me anë të fotove në rrjetet sociale. /Blitz.al/

Share