Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Game of Thrones” thyen rekord, 12 çmime në “Emmy Awards”

September 19
10:05 2016

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar eventi “Emmy Awards” dhe filmi “Game of Thrones” ka fituar plot 12 çmime, duke u bërë kështu filmi i parë që ka fituar më shumë kupa në këtë kompeticion.

Filmi ishte i nominuar në 24 kategori në ceremoninë e mbrëmshme në Los Angeles dhe arriti të fitonte plot 12 çmime, duke përfshirë këtu edhe “Best Drama Series” për të dytin vit radhazi.

Tre aktorët, Sterling K Brown, Sarah Paulson dhe Courtney B Vance, gjithashtu kanë marrë çmime për performancat e tyre. Rami Malek ka fituar çmimin si aktori kryesor në “Mr. Robot”, ndërsa Tatiana Maslany fitoi në kategorinë e aktores më të mirë për “Orphan Black”. Julia Louis-Dreyfus për të pestën herë ka fituar çmimin “Aktorja komike më e mirë”. Ajo ia ka dedikuar këtë çmim babait të saj, i cili ndërroi jetë ditën e premte. Jeffrey Tambor fitoi çmimin “Aktori komik më i mirë” për rolin e tij në “Transparent”, ku ka luajtur personazhin e një transgjinori.  John Oliver arriti të fitonte me seritë e tij të talk show-t ndaj James Cordon.

Mesa duket, sezoni i gjashtë i serive të HBO ka rezultuar i suksesshëm. “Game of Thrones” është kthyer në serialin më të pëlqyer dhe këtë e dëshmojnë edhe këto çmime./Blitz.al/

Shperndaje