Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gafat e personazheve shqiptarë që do t’ju bëjnë të qeshni me lot!

Gafat e personazheve shqiptarë që do t’ju bëjnë të qeshni me lot!
December 15
18:45 2017

Në jetën e përditshme të gjithë na ndodh që të ngatërrohemi e të bëjmë gafa gjatë kohës që flasim. Në moment mundohemi ta rregullojmë disi e të dalim nga gjendja e sikletit pasi gabimisht mund të kemi thënë një fjalë jo të përshtatshme por më vonë pasi na ka dalë trupi qeshim me të madhe. Kur gafat i bëjnë njerëz të njohur të ekranit atëherë publiku mund të themi se e shijon deri në fund situatën që krijohet edhe pse protagonisti është duke e ndjerë veten tërësisht në siklet. E kush ka thënë se gafa në ekran bëjnë atë që janë më pak profesionistë. Ja ku po u rendisim disa nga gafat që kanë bërë moderatorë të njohur e personazhe shumë të pëlqyer të televizonit. Në fund të fundit të gjithë njerëz jemi se u ngatërruam njëherë nuk bëhet hataja!

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi prej kohësh e shohim në rolin e moderatorit e duhet thënë se e kemi parë të bëjë gafa gjatë  “Xing Me Ermalin”. Njëra prej tyre ka qenë  kur ai dhe Rashel, vajza e cila e ka shoqëruar për muaj me rradhë në një nga rubrikat e emisionit, diskutojnë me njëri-tjetrin në studio për situata të ndryshme.  Gjatë xhirimeve Ermali donte të thoshte shprehimisht kështu: “Kalojmë tek logoja e rradhës” . Por fjalët iu bënë lëmsh aq sa në fund doli një fjalë jo fort e këndshme e cila shkaktoi të qeshura tek ai dhe Rashel, e cila e vuri akoma edhe më në dukje gabimin.

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të vlerësuar, të suksesshëm e më të ndjekur në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në televizon, Blendi ka dëshmuar se është profesionist dhe i saktë në atë që thotë edhe pse sigurisht edhe ai ka patur gafat e tij.

“Aeroporti i Rinasit, Kamëz, Fushë-Krujë Ahmetaqi në Prezë dhe futuni në Rinas”,- është shprehur moderatori gjatë një emisioni të pak ditëve më parë, duke e vënë theksin në gërmën e gabuar gjë e cila në moment është korrigjuar nga të pranishmit po duke shkaktuar edhe të qeshura.

Bes Kallaku

Bes Kallakun e pamë për herë të parë në rolin e moderatorit e duhet thënë që shumica e pëlqyen. Megjithatë gafa e tij në natën finale shkaktoi të qeshura në sallë. Ndërkohë që bashkë me Erionin po diskutonin se nuk u kishte ngelur më asnjë mënyrë e veçantë për të bërë një dalje madhështore në skenën e Pallatit të Kongreseve, Besi u ngatërrua pak.

“Vetëm me dal me ‘fuck’ na kishte ngel”,- tha Besi një përgjigj kjo që habiti moderatorin Ardit Gjebrea. Aktori e kuptoi menjëherë që u ngatërrua dhe u korrigua duke u shprehur se duhet të thoshte “Frak” dhe jo “fuck” .

Blerina Shehu

E keni parasysh kur ngatërron emrin dhe personin që ke përballë i drejtohesh  me një tjetër emër? Epo ja që një situatë e tillë i ka ndodhur moderators së “Mirmëngjes Shqipëri”, Blerina Shehut e cila mund të themi se ka bërë gafën që është diskutuar më së shumti këtë vit. Ajo kishte të ftuar në emision poeten Adriatike Lami por që gabimisht e quajti Rudina Çupi.

Poetja: ”Quhem Adriatike Lami dhe emri e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit.”
Prezantuesja: “Megjithatë ju mbeteni poete”
Poetja: “Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi.”

Rudina Magjistari

Në këtë listë nuk mund të mungonte Rudina Magjistari e cila është nga ato raste kur nuk ngatërron personin, pasi emrin ia di mirë, por historinë e tij. Pak javë më parë ajo ka patur të ftuar në emisionin e saj Mariza Ikonomin.

Teksa ishte duke i kujtuar daljen e saj të parë në skenë, Rudina Magjistari i tha Marizës : “Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit  me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”

Por menjëherë Mariza nuk ka nguruar ta korrigjojë, duke i treguar Rudinës se Francesk Radi nuk është xhaxhai i saj.

“Pse nuk është xhaxhai jot Françesk Radi?”,- ka vazhduar më tej moderatorja Rudina Magjistari duke mos e kapur ende ngatërresën që po bënte…

“Xhaxha e ka Rozana Radi”,- ka vazhduar më tej Mariza, ndërsa nuk po e mbante dot të qeshurën. “U u po, më fal! Kjo ishte gafë, por gafë e këndshme ama”, ka thënë Rudina duke e kapur më në fund që ishte duke ngatërruar personazhet e njohura të skenës.

Edi Manushi

Kohë më parë kur Edi Manushi ishte moderator i një emisioni argëtues si “Tjetri” ka lënë batutën epike që besojmë se shumë nga ju e mbajnë mend edhe  tani. Në sfidën e të folurit zhdërvjellët moderatori paralajmëroi se nuk ishte shumë i mirë dhe gafën e bëri që në momentin e parë që foli.

“Qantë Naq*u, jo Qaniu.. pas qerres së qumështit se qeni qimekuq i qe qepur pas” ,- tha Manushi një situatë kjo që shkaktoi shumë të qeshura për javë e javë të tëra.

Gazetarja

Një tjetër gafë që ka bërë bujë në rrjete sociale ka qenë ajo e një gazetareje të kulturës e A1 News  me tenorin e njohur Kastriot Tusha.  Videoja është filmuar pas premierës së një shfaqjeje operistike dhe gazetarja ka dashur të marrë më shumë informacion nga tenori i njohur. Nga sa arrin të kuptohet, gazetarja e kulturës nuk ka asnjë informacion mbi shfaqjen, madje nuk njeh as Kastriot Tushën.
– Përshëndetje! Duam të dimë përshtypjen tuaj për këtë soprano dhe çfarë ju ka nxitur për të marrë pjesë në këtë shfaqje? – ka pyetur gazetarja.
-Soprano? E keni fjalën për premierën? Shpresojmë që shfaqja të dalë me sukses, – është shprehur Kastriot Tusha.
-Ju jeni artist? – ka shtuar gazetarja.
-Unë jam Kastriot Tusha, pedagog në Akademinë e Arteve, tenor me një karrierë artistike të gjatë,- është përgjigjur tenori i njohur.

 

Jonida Maliqi

Epo ja që nuk kanë qenë vetëm moderatorët ata që kanë bërë gafa të tilla le të themi. Edhe këngëtarët nuk mbeten pas.
E ftuar në emisionin “Pop Culture” këngëtarja Jonida Maliqi u ngatërrua paksa ndërkohë që i uronte dy moderatorëve për sezonin e ri.
“Meqënëse jam e dyta ju uroj sa më shumë seks…suksese në këtë sezon të ri.”,- është shprehur Jonida një gabim të cilin e ka kuptuar menjëherë dhe bashkë me dy moderatorët e kanë kaluar me shaka.

Urimi i vitit 😂😂 #cabonedaku via @kelvikadilli

A post shared by cabonedaku🇦🇱 (@cabonedaku) on

Eduart Ndocaj

A keni mbajtur ndonjëherë në jetën tuaj një m*t heshtje? Epo ja që deputeti Eduart Ndocaj e ka kërkuar këtë gabimisht në parlament.
Teksa kërkonte një minutë heshtje në sallën e Kuvendit për ndarjen nga jetë të nipit të Dom Nikoll Kaçorrit, Ndocaj në fakt ka thënë një tjetër fjalë në vend të fjalës “minutë”.

Erla Mëhilli

E kush nuk e mban mend lapsusin e Erla Mëhilllit gjatë kohës që po mbante  një konferencë për shtyp në Selinë e PD-së. E imagjinoni dot të jeni duke folur për një temë serioze përballë gjithë televizioneve dhe të bësh lapsusin e jetë? Thënë shkurt të merr historia.

Devis Xherahu

Epike janë edhe ato gafa të cilat të paktën ti ke mundësinë t’i fshish edhe pse portalet ta kanë dokumentuar që në momentin e parë. Një prej tyre ka qenë gafa e Devis Xherahut i cili kishte kaluar një moment shumë të këndshëm me Eduard Ndocajn por mendonte se ai ishte Nard Ndoka. Ose në fakt këtë na la neve të kuptonim postimi i tij.

 

Si këto raste mund të ketë edhe shumë të tjerë, kjo është një gjë po e sigurt!/Blitz.al/

 

Shperndaje