Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gafa e Rudina Magjistarit që shkaktoi të qeshura në studio

Gafa e Rudina Magjistarit që shkaktoi të qeshura në studio
November 28
17:44 2016

E ftuar në emisionin e përditshëm “Rudina”, ditën e premte ishte këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila ka folur për një sërë çështjesh lidhur me karrierën dhe jetën e saj private.

Sigurisht, moderatorja e njohur Rudina Magjistari nuk ka lënë pa prekur edhe daljen e parë  të Marizës në Festivalin e RTSH-së, me bashkëpunimin e saj me Françesk Radin. Rudina i është drejtuar këngëtares duke i thënë se bashkëpunimi i saj me Françeskun, i cili është edhe xhaxhai i saj, është dalja e parë në skenë. Këtë gafë ka arritur ta kapë në kohë Rudina, duke qeshur me të madhe e duke treguar se Radi është xhaxhai i këngëtares tjetër të njohur, Rozana Radit. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje